“𝐇𝐄𝐑𝐄 𝐖𝐄 𝐆𝐎”, Broja transferohet të Burnley

Burnley dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje të plotë për transferimin e sulmuesit shqiptar, Armando Broja.
Klubi anglez ka përmbushur kërkesat financiare të “Bluve” dhe tashmë gjithçka është finalizuar mes palëve.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Broja pritet të udhëtojë drejt klubit të ri për t’iu nënshtruar testeve mjekësore brenda 24 orëve të ardhshme.
Nëse testet mjekësore kryhen me sukses, Broja do të zyrtaizohet te skuadra e sapo-promovuar në Premier League.
Komente